Era e fortë rrëzoi një pjesë të minares në Xhaminë në Plluzhinë të

0%

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë të fortë, kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të Kosovës pasditen e së martës. Në fshatin Plluzhinë të Skenderajt, si pasojë e erës së fuqishme është dëmtuar minarja e Xhamisë, siç shihet edhe në fotografinë e publikuar nga banorët.

Moti i ligë ka përfshirë rajone të ndryshme të vendit, duke sjellë rrebeshe shiu dhe erëra të forta që në disa zona kanë shkaktuar dëme materiale. Deri më tani, institucionet nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar për dëmet e shkaktuara nga përkeqësimi i motit, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të ketë më shumë informacione për situatën në terren.

Burimi: Bota Sot