Ekskluzive | Hajnat “lajnë” shtëpinë në Pejë – marrin 87 mijë euro

0%

Një vjedhje e rëndë me dëme që kapin vlerën e mbi 120 mijë eurove është raportuar në Pejë, ku hajnat kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë para, stoli ari, armë zjarri dhe pajisje të sistemit të sigurisë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se viktimë e rastit është A. M rreth 43-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, vjedhja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ndërsa pronari ka njoftuar Policinë pasi kishte vërejtur se persona të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij.

Bazuar në deklarimin e viktimës, nga shtëpia janë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 20 mijë euro, 87 mijë euro para të gatshme, 10 mijë franga zvicerane, DVR-i i kamerave të sigurisë, si dhe sende të tjera me vlerë. Po ashtu, grabitësit kanë marrë edhe një armë zjarri të markës SIG Sauer, të cilën pronari e posedonte me leje valide, së bashku me 100 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Stacionit Policor të Pejës, njësia rajonale e hetimeve, krimteknika dhe njësia K9, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur provat materiale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave që qëndrojnë pas kësaj grabitjeje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com