Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mbyll misionin në Shqipëri: Ky

0%

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, do ta përfundojë zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri në fund të muajit gusht. Me këtë rast, ai u nderua nga Bajram Begaj, me propozim të kryeministrit Edi Rama, me dekoratën “Ylli i Madh i Medaljes ‘Benemerenti’”, në vlerësim të kontributit të tij gjatë tre viteve të shërbimit në vend.

Ceremonia u zhvillua më herët gjatë muajit korrik, për shkak se pjesa më e madhe e stafit të Delegacionit të Bashkimit Evropian nuk ndodhet në Shqipëri gjatë muajit gusht. Në mesazhin e tij të lamtumirës, Gonzato u shpreh se Shqipëria do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian përfaqëson më shumë se një bashkim ekonomik, duke e cilësuar atë një komunitet të ndërtuar mbi vlera si liria, barazia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Gonzato falënderoi qytetarët shqiptarë për mikpritjen dhe vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se BE-ja ka mbështetur vazhdimisht reformat dhe ndërtimin e institucioneve të forta, ndërsa e mbylli mesazhin me fjalët: Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën. Shihemi në BE!

Burimi: Bota Sot