Shpërndaje në: Portieri i Shqipërisë, Simon Simoni, është bërë me skuadër të re. Nga Eintracht Franfurti, që garon në Bundesliga të Gjermanisë, Simoni, ka kaluar te skuadra e Superligës së Zvicrës, Luzern. Me skuadrën e Luzernit, Simoni, ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029. Simoni iu bashkua Eintracht Franfurtit në vitin 20222, pasi luajti 29 ndeshje për Dinamon e Tiranës.
Simoni kryesisht luajti për ekipin e dytë të klubit të Bundesligës. Në verën e vitit 2024, Simoni u huazua tek Ingolstadt 04 në kategorinë e tretë të Gjermanisë. Për një periudhë i huazuar ishte edhe te Kaiserlsauterni i Bundesligës 2. Edhe Futboll 11 muaj më parë Fillon Superliga e Zvicrës, liga e mbushur me shqiptarë Simoni debutoi për Shqipërinë në shtator të vitit të kaluar.
“Simon Simoni na bëri përshtypje si në stërvitje ashtu edhe në miqësore. Me Simonin, po fitojmë një portier të talentuar me potencial, i cili zotëron personalitet dhe karizëm. Ai ka potencial të madh zhvillimi dhe do të jetë një shtesë ideale për ekipin tonë të portierëve”, ka thënë drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer.
