Matoshi titullar për Thunin, Dinamo barazoi në fillim të kualifikimeve

0%

Futbollistët e Dinamos së Zagrebit barazuan 1:1 ndaj Thunit në Zvicër, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Champions League. Futbollisti nga Kosova, Valmir Matoshi, u paraqit titullar për Thunin. Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 20-të me golin e Brighton Labeau, ndërsa Dinamo barazoi në minutën e 86-të me anë të Miha Zajc.

Pas një jave luhet ndeshja e kthimit në Zagreb.

Burimi: Bota Sot