Atletico Madridi thuhet se e ka pranuar ofertën e Arsenalit për sulmuesin Julian Alvarez. Gjiganti londinez raportohet se ka ofruar 50 milionë euro dhe shërbimet e sulmuesit Viktor Gyokeres, gjë që ia ka plotësuar të gjitha kërkesat “Los Rijoblancos”.
“El Chiringuito” ndër të tjera raporton se tani ka mbetur vetëm që dy lojtarët të japin “dritën e gjelbër”, ngase aktualisht nuk kanë marrëveshje me klubet e përmendura. 🚨🚨| BREAKING: Atletico Madrid and Arsenal have reached 𝐀𝐆𝐑𝐄𝐄𝐌𝐄𝐍𝐓 over Julian Alvarez — €50m + Viktor Gyökeres. 🚨🔴 Alvarez is refusing personal terms as he wants Barcelona and is demanding Atletico honour a prior promise. [ @elchiringuitotv ] pic.twitter.com/dfUfGITzOU — CentreGoals. (@centregoals) July 21, 2026 Alvarez ëndërronte kalimin te Barcelona, e cila ofroi 100 milionë euro por që Atletico e refuzoi menjëherë ofertën.
Në anën tjetër, ende është e paqartë qëndrimi i Gyokeres duke qenë se edicionin e kaluar ishte ndër lojtarët kryesorë te “Topçinjtë” me të cilët fitoi titullin e Ligës Premier si dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve./ Telegrafi
