Shpërndaje në: Kulturat bujqësore në Komunën e Istogut janë shkatërruar krejtësisht si pasojë e breshrit të hënën, ka vlerësuar drejtori për Bujqësi në këtë komunë, Artan Gegaj. Sipas tij, dëmet që ka shkaktuar breshri një ditë më parë janë milionëshe. Gegaj ka theksuar se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në misër.
“Fatkeqësisht dëmet janë shumë të mëdha ku 90% e territorit të komunës është prekë nga breshri dhe aty ku ka prekë breshri 100% ka shkaktuar dëme. Sipas llogarive të mia pasi kam qëndruar në terren, mendoj se dëmet janë milionëshe sepse si komunë prodhojmë goxha shumë dhe pothuaj 70% e territorit të komunës është tokë bujqësore.
Dëmet janë kolosale sepse komuna e Istogut për këtë vit në të gjitha kulturat bujqësore… janë të shkatërruara totalisht”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta” në KTV. Gegaj u ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të sigurojnë mbështetje emergjente për bujqit në komunë.
E pas dëmeve të mëdha në Istog, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, të martën paralajmëroi themelimin e një qendre të paralajmërimit të hershëm që bujqit të mos ballafaqohen papritmas me situata të njëjta.
