OVL-UÇK nderon dëshmorët e korrikut: Sakrifica e tyre mbetet amanet

0%

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga kapitujt më të dhimbshëm të luftës çlirimtare në Kosovë.

Në një reagim të publikuar, OVL-UÇK ka shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë të rënët, duke theksuar se sakrifica e tyre ishte pjesë e rrugës drejt lirisë dhe mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm. “Muaji korrik mbetet një nga muajt më të përgjakshëm të luftës sonë çlirimtare. Dëshmorët e rënë gjatë këtij muaji u bënë themeli i lirisë sonë”, thuhet në reagimin e organizatës.

OVL-UÇK ka publikuar edhe emrat e dhjetëra dëshmorëve që humbën jetën gjatë muajit korrik në periudha të ndryshme të luftës, duke bërë thirrje që kujtimi për veprën e tyre të ruhet ndër breza. Organizata ka përfunduar mesazhin e saj me një homazh për të gjithë të rënët, duke theksuar se sakrifica dhe kontributi i tyre nuk do të harrohen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit” Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com