Grumbullimi i talenteve vazhdon në Mitrovicë

0%

Projekti i Federatës së Basketbollit të Kosovës për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja vazhdon nesër me grumbullimin e tretë rajonal, që do të mbahet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Ky projekt është pjesë e zbatimit të Planit Strategjik 2026–2030 dhe synon të krijojë një sistem të qëndrueshëm për zbulimin dhe zhvillimin e basketbollistëve të rinj nga e gjithë Kosova.

Palestra “Minatori”, Mitrovicë – – Djemtë – – Vajzat Grumbullimi është i dedikuar për basketbollistët dhe basketbollistet e gjeneratës 2013–2014, të cilët do të vlerësohen nga trajnerët dhe ekspertët e FBK-së për aftësitë e tyre teknike, fizike, antropometrike dhe potencialin zhvillimor.

Talenti i tyre mund të jetë hapi i parë drejt përzgjedhjes në Kampin Nacional U13, ku do të vazhdojë procesi i zhvillimit të gjeneratës së ardhshme të përfaqësueseve të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot