Ballon d’Or lëshon deklaratë zyrtare: Fitimi i Botërorit ndihmon, por

0%

Gjatë këtij Botërori, në seksionin “press room” të faqes së Ballon d’Or është publikuar një artikull me titullin “A mund ta fitosh Ballon d’Or pa luajtur për klub evropian?”. Në përgjigjen e tyre, France Football sqaron historinë e çmimit. I krijuar në vitin 1956, deri në vitin 1995 shpërblente lojtarin më të mirë evropian në ligë evropiane, ndërsa që nga viti 2007 nuk ka asnjë kufizim.

“Ballon d’Or shpërblen lojtarin më të mirë në botë, pikë”, thuhet në shpjegim. Sipas organizatorëve, Messi tashmë e ka fituar çmimin si lojtar i MLS-së në tetor 2023, i pari në histori pa klub evropian, por ajo periudhë vlerësohej ende për paraqitjet me PSG-në. Që nga viti 2022, Ballon d’Or gjykohet mbi sezonin gusht-korrik.

France Football ka sqaruar edhe më herët se fitimi i Botërorit ndihmon, por nuk garanton trofeun. “Po, fitimi i Kupës së Botës ndihmon, por nuk garanton Ballon d’Or. Për ta fituar, duhet të kesh qenë lojtari më i mirë i sezonit, jo vetëm i Kupës së Botës”, thuhet në deklaratë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në garën e topit të artë është Harry kane me performanca të shkëlqyeshme për Bayernin dhe për Anglinë, po ashtu edhe Yamal që është tani edhe fitimtarë i Botërorit. Messi nuk ka qenë në listën e ngushtë që atëherë, por me paraqitjet dominante në moshën 39-vjeçare në Botëror, vendi i tij në listë sivjet është thuajse i sigurt.

Burimi: Bota Sot