Futbollisti francez, Michael Olise, është në qendër të raportimeve të mediave të huaja, pasi një grua gjermane ka pretenduar se ai është babai i fëmijës së saj 20-muajshe. Sipas pretendimeve të 34-vjeçares Fatima Zaunbrecher, ajo dhe Olise janë njohur në vitin 2022 dhe kanë qenë në një lidhje për rreth dy vjet.
Ajo thotë se mbeti shtatzënë dy javë pas përfundimit të lidhjes së tyre dhe se një test i atësisë konfirmoi se futbollisti është babai i fëmijës, shkruan Indeksonline Olise e ka pranuar atësinë e fëmijës, por gruaja pretendon se ai nuk është takuar me vajzën dhe nuk ka marrë pjesë në kujdesin e saj.
Zaunbrecher gjithashtu pretendon se nuk ka marrë asnjë pagesë për mbështetjen e fëmijës, megjithëse, sipas saj, avokatët e Olises i kishin paraqitur një propozim në lidhje me këtë çështje.
