Është shtyrë seanca paraprake ndaj Erjon Isait, kryetar i bashkisë Kolonjë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator. Isai dhe 15 persona të tjerë akuzohen për shkelje të procedurave të prokurimit publik.
Sipas njoftimin në SPAK, më herët në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrugës Korçë Ersekë, Loti 2 (pjesa parë)” konkretisht për gjykim janë dërguar, kryebashkiaku i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-nënkryetaren e tij, Eljona Mydini, shtatë ish-punonjës të ARRSH, gjashtë ish-punonjës bashkiakë si dhe një punonjëse të shoqërise “A& E Enginieering”sh.p.k.
