Juve ofron huazim me blerje të detyrueshme për Martinezin

0%

Juventusi ka bërë një ofertë për transferimin e portierit argjentinas Emiliano Martinez nga Aston Villa, duke propozuar një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje në vlerë totale prej 6.5 milionë eurosh. Sipas raportimeve, klubi anglez nuk është bindur ende nga oferta e “Zonjës së Vjetër” dhe kërkon një shumë më të afërt me 10 milionë euro për të lejuar largimin e portierit kampion bote.

Ndërkohë, Martinez raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Juventusin për një kontratë trevjeçare, me pagë rreth 5 milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me paraqitjet dhe sukseset e skuadrës. Portieri argjentinas ka kontratë me Aston Villan deri në qershor të vitit 2029, ndërsa në shtator do të festojë 34-vjetorin.

Juventusi e sheh Martinezin si një përforcim me përvojë për portën, ndërsa negociatat me Aston Villan pritet të vazhdojnë për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot