Shpërndaje në: Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi u gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumenteve iu ofroi para zyrtarëve si ryshfet. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës derisa me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari serb pasi që i njëjti gjatë kontrollit të kamionit dhe dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve para.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.
