Situata me deponinë në Sferkë, Kelmendi i bën thirrje Muhaxherit:

0%

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë dhe deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, Taulant Kelmendi, ka reaguar ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në kohën kur banorët po protestojnë për situatën e krijuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka kritikuar Muhaxherin, duke thënë se ai nuk po qëndron pranë qytetarëve në një situatë që, sipas tij, ka prekur banorët e zonës. “Derisa banorët po protestojnë për zjarrin në Deponinë e Sferkës, Gazmend Muhaxheri e ka hallin tjetërkund.

Në vend që të jetë në Pejë, pranë qytetarëve që po përballen me pasojat e tymit dhe kësaj situate, ai po merret me skena prapa shpine dhe me pazare politike me partnerët e koalicionit të tij në Pejë (PDK-në), për ta goditur kryetarin e LDK-së”, ka shkruar Kelmendi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë Ai ka ngritur kritika edhe për mënyrën e menaxhimit të mbeturinave në qytet, duke përmendur përgjegjësinë e pushtetit lokal gjatë viteve të fundit. “Për 13 vjet ka qenë në krye të qytetit tonë. Kompania për menaxhimin e mbeturinave “Ambienti” menaxhohet nga LDK-ja dhe PDK-ja. Berllog gjithandej.

Tash edhe zjarr e tym. E Gazi, si zakonisht, struket, viktimizohet dhe gjen fajtorë të tjerë”, ka deklaruar ai. Në fund të reagimit, Kelmendi i ka bërë thirrje Muhaxherit që të rikthehet në Pejë dhe të angazhohet për situatën e krijuar. “Kthehu në Pejë. Na telefono dhe na u drejto për çkado që vlerëson se duhet të bëjmë për t’i ndihmuar banorët e Sferkës dhe rrethinës.

Lëre mllefin!”, ka shkruar Kelmendi. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi