Aksident i rëndë në Tiranë, një person humb jetën dhe dy të tjerë

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar. Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku një kamion pompë betoni është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, njëri nga personat që ndodhej në kamion ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se identiteti i dy personave që udhëtonin në kamion ende nuk është përcaktuar dhe po punohet për të sqaruar nëse viktima ishte drejtuesi i mjetit apo personi tjetër i transportuar në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, një 28-vjeçar me inicialet R.N., ka marrë trajtim mjekësor dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e aksidentit kanë dalë shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com