Në mbledhjen e së premtes KGJK pritet të diskutojë rreth tërheqjes së

0%

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) pritet që të premten, më , të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite për t’u diskutuar janë 16 çështje. Në pikën e 9-të të rendit të ditës është diskutimi rreth kërkesës të u.d. presidentes së Republikës së Kosovës dhe i njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Gjyqtarët nga komuniteti serb kishin dhënë dorëheqje në nëntor 2022. Në mbledhjen e mbajtur më Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesën e ish-prokurorëve nga komuniteti serb dhe stafit të tyre mbështetës për t’u rikthyer në sistemin prokurorial të Kosovës.

Ish-prokurorët nga komuniteti serb kishin kërkuar që t’u mundësohej rikthimi në vendet e tyre të punës pasi kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të vendit. Pas shqyrtimit të kërkesës, shumica e anëtarëve të Këshillit Prokurorial vendosën ta refuzojnë atë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me katër vota për refuzimin dhe tri kundër, KPK-ja vendosi që ish-prokurorët serbë dhe stafi i tyre mbështetës të mos rikthehen në sistemin prokurorial të Kosovës. Për refuzimin e tërheqjes së dorëheqjeve votuan anëtarët Dardan Vuniqi, Visar Krasniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa.

Kundër votuan kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, dhe anëtari Milot Krasniqi. Më , në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, të ftuar nga Lista Serbe, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror ekzekutiv, lokal dhe nga gjyqësori.

Kryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një tjetër takim të përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të serbëve të mbajtur në Zveçan kishte njoftuar për bojkotimin e institucioneve të Kosovës, duke treguar edhe vendimet që ishin marrë në këtë mbledhje.

Rakiq kishte thënë se këto vendime do të jenë në fuqi “derisa Prishtina të fillonte të respektojë marrëveshjet dhe ligjin, derisa të tërheqë vendimin për targat dhe të formojë Asociacionin në përputhje me Marrëveshjen e Parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura për këtë çështje në kuadër të Dialogut dhe në bazë të punës së Ekipit Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit”.

Gjyqtarë, zyrtarë policorë e personel administrativ të cilët po mbanin pozita në institucionet e Kosovës në komunat në veri me shumicë serbe në atë kohë kanë ofruar dorëheqjet e tyre.

E gjitha erdhi pas suspendimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e tij në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, pas refuzimit dhe rezistencës për moslëshimin e fletë-qortimeve për shoferët që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia.

Burimi: Kallxo