Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, tre persona mbesin të

0%

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, ku janë dëgjuar të shtëna me armë në një lokal. Nga të shtënat është plagosur kamarieri i lokalit, si dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Forca të shumta policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve. Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com