Përleshja e armatosur në Elbasan, zbardhen identitetet e tre të

0%

Janë identifikuar tre personat e mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e sotme në një lokal në lagjen “Banesa” në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur: Bjorgi Hoxha, 19 vjeç; Renaldo Mance, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç.

Tre të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe motiveve që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.

Burimi: Bota Sot