Bogujevci mbështet 50-vjetorin e grupit “Fontana”

0%

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim Osman Shehun, liderin e grupit legjendar “Fontana”, një nga grupet e para të muzikës pop rock në Kosovë. Ministria njofton se gjatë takimit është diskutuar për historikun e grupit që nga themelimi, rrugëtimin e tij në skenën muzikore vendore, si dhe për kontributin e “Fontanës” në zhvillimin e muzikës moderne në Kosovë.

Temë e veçantë e bisedës ishte edhe koncerti jubilar që do të organizohet me rastin e 50-vjetorit të themelimit të grupit. Bogujevci ka vlerësuar angazhimin e grupit “Fontana” për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së muzikës vendore, si dhe organizimin e këtij aktiviteti për një përvjetor të rëndësishëm në historinë e muzikës kosovare.

Burimi: Bota Sot