Shpërndaje në: Fituesja e Kupës së Botës në futboll, Spanja, u kthye në shtëpi të hënën. Ekipi prej 26 lojtarësh do të takohet me familjen mbretërore të Spanjës dhe kryeministrin Pedro Sanchez përpara se të nis parakalimin nëpër qendër të Madridit.
Mijëra tifozë do t’i përshëndesin ata ndërsa udhëtojnë nëpër rrugët historike të Madridi nga rezidenca e kryeministrit deri në sheshin “Cibeles”. Një ceremoni me lojtarët do të mbahet më pas në shesh. Spanja e fitoi Kupën e Botës për herë të dytë të dielën pas fitores 1:0 ndaj Argjentinës në finale. Për herë të parë Spanja e kishte fituar Botërorin në vitin 2010.
