Pas rënies dhe krizës së thellë, FC Shkupi jep shenja jete: Të mërkurën nis përgatitjet për sezonin e ri! Pas rënies nga Liga e Parë dhe muajve të mbushur me pasiguri, probleme financiare e organizative, FC Shkupi ka dhënë shenjat e para të rikthimit.
Klubi ka njoftuar se të mërkurën do të nisë përgatitjet për sezonin e ri në Ligën e Dytë, duke bërë të ditur se është përmbyllur procesi i pronësisë dhe se 100% e aksioneve tashmë i takojnë Bekim Baftjarit.
Drejtuesit pranojnë se klubi përballet ende me borxhe të trashëguara dhe sfida të mëdha, por theksojnë se sezoni i ri do të ndërtohet mbi bazën e futbollistëve të Akademisë, me synimin për ta rikthyer gradualisht Shkupin në rrugën e duhur.
