Në Han të Elezit është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar më . Lidhur me këtë, Policia e Kosovës njoftoi se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur e sekuestruar 11 gëzhoja të armës me gas. Sipas njoftimit të Policisë, në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërsa, bëhet e ditur se rasti mbetet nën hetime. “Pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të armës me gas. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më .
