Spanja renditet e para në FIFA, Norvegjia me ngjitjen më të madhe në

0%

Spanja e sapo shpallur kampione e botës kryeson renditjen e re të FIFA-s të publikuar të hënën. Spanjollët fituan titullin e dytë botëror pasi mposhtën Argjentinën 1-0 pas vazhdimeve me golin e Ferran Torres, dhe me këtë triumf morën edhe vendin e parë në renditje, duke parakaluar pikërisht finalistin me 25 pikë diferencë.

Franca dhe Anglia mbeten në vendin e tretë dhe të katërt, ndërsa Brazili ngjitet në të pestin. Befasia e madhe është Maroku në vendin e gjashtë, renditja më e lartë në historinë e tyre. Në Top 10 ka lëvizje të mëdha. Portugalia ra dy vende dhe është e shtata, Belgjika u ngjit pas çerekfinales së Botërorit, ndërsa Holanda ra në të nëntën.

Meksika u rikthye në Top 10 pas më shumë se dy vitesh, tani e dhjeta. Ngjitja më e madhe i takon Norvegjisë. Skuadra skandinave fitoi 12 pozicione dhe tani renditet e 19-ta, më e larta që nga gushti i vitit 2011, pas ecurisë deri në çerekfinale në pjesëmarrjen e parë në Botëror që nga viti 1998.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në anën tjetër, Gjermania ra në vendin e 11-të pas eliminimit nga Paraguaji në 1/32, ndërsa Tunizia pësoi rënien më të madhe me 12 vende, tani e 57-ta. Botërori 2026 u zhvillua nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë me 48 ekipe, dhe u mbyll me Spanjën kampione pas rrugëtimit me fitore ndaj Austrisë, Portugalisë dhe Belgjikës deri në finale.

Burimi: Bota Sot