Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët iu afruan banesave

0%

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës. Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi, duke iu afruar zonës së banuar. Për disa momente u rrezikuan edhe banesat pranë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave. Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe çdo rrezik të mëtejshëm.

Burimi: Bota Sot