Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë do të vazhdojnë grevën e pezulluar duke filluar nga 22 qershori 2026. Vendimi është marrë sot, më , në një takim të zhvilluar ndërmjet kryetarit të FSPTSPK-së dhe përfaqësuesve të punëtorëve teknikë të shkollave fillore të kryeqytetit, ku është shqyrtuar gjendja aktuale e tyre, thuhet në komunikatë për media.
Sipas njoftimit, rikthimi në grevë vjen pasi punëtorët ende nuk kanë marrë pagat për muajin maj dhe vazhdojnë të jenë pa kontrata pune. Përfaqësuesit e punëtorëve vlerësojnë se situata është krijuar si pasojë e moskryerjes së obligimeve financiare nga ana e Komunës ndaj kompanisë përgjegjëse, gjë që, sipas tyre, ka pamundësuar përmbushjen e obligimeve të kompanisë ndaj punëtorëve.
Ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të çështjes së pagave dhe rregullimin e statusit të tyre kontraktual, ndërsa kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në adresimin e kërkesave të tyre. /Kp
