Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim, njofton zyrtari amerikan

0%

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, ka njoftuar një zyrtar amerikan. Megjithatë, ende nuk ka pasur konfirmime nga Izraeli apo Hezbollahu. Armëpushimet e mëparshme midis të dyja palëve, të arritura në disa pika gjatë luftës, nuk kanë zgjatur.

Një armëpushim gjithëpërfshirës duhej të zbatohej nga sot “në të gjitha frontet” e luftës së Iranit, përfshirë Libanin, sipas marrëveshjes kornizë të arritur nga SHBA-të dhe Irani. Por, Izraeli sulmoi zona në jug të Libanit gjatë natës, duke thënë se vrau “dhjetëra terroristë të Hezbollahut”.

Benjamin Netanyahu e cilësoi këtë si një përgjigje ndaj sulmeve të Hezbollahut që vranë katër ushtarë izraelitë. Ndryshe, Irani ka këmbëngulur se një armëpushim në Liban është i nevojshëm që bisedimet të vazhdojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi