Sulmet ajrore ruse kanë lënë të vdekur 28 persona në rajonin jugor të Ukrainës, Odesë, në muajin korrik, ka bërë të ditur të hënën () guvernatori rajonal, raporton Reuters . “Nëse i referohemi fillimit të korrikut, rajoni Odesa ka qenë nën granatime të përhershme ditore.
Ka pasur ditë kur 13-15 herë është aktivizuar alarmi në rajon”, ka deklaruar Oleh Kiper për televizionin shtetëror ukrainas.
Javëve të fundit, Rusia ka shtuar sulmet ajrore pas bombardimeve ukrainase mbi caqet e infrastrukturës së energjisë ruse, sidomos mbi rafineritë, duke shkaktuar zemërim në mesin e qytetarëve rusë, të cilët po detyrohen të presin në radhë të gjata për të siguruar furnizimin e racionuar të naftës dhe benzinës.
Ukraina po shënon sukses në fushën e betejës dhe po shpreson ta zgjerojë kontrollin në zonat e pushtuara nga rusët. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
