Edicioni i pestë i ‘Prizren Fest’ hapet sonte në teatrin ‘Bekim

0%

Edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Hapur (Open Air International Theatre Festival), “Prizren Fest” hapet mbrëmjen e sotme, e martë, në Prizren, me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga Kosova, Shqipëria, Sllovenia, Italia, Franca, Turqia, Maqedonia e Veriut, Brazili, Holanda e Spanja.

Edicioni i sivjetmë i këtij festivali do të hapet në ora me shfaqjen sllovene “Borderless Body” që jepet në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren.

“’Prizren Fest’ bashkon artistë, profesionistë të teatrit dhe publikun nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një platformë ku arti skenik bashkëkohor, trashëgimia kulturore dhe hapësira publike takohen në një përvojë të përbashkët”- thuhet në njoftimin e festivalit. Sipas , gjatë festivalit do të shfaqen 8 shfaqje dramatike në 11 lokacion në pjesë të ndryshme të Prizrenit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Organizatorët e festivalit kanë njoftuar se përveç programit zyrtarë do të ketë edhe shfaqje për , performanca muzikore dhe një punëtori (masterclass) dyditore (23-) lidhur teknikat e aktrimit.

“Gjatë këtij masterclass-i dyditor, pjesëmarrësit do të eksplorojnë strukturën emocionale të karakterit, marrëdhënien midis emocionit dhe veprimit skenik, si dhe procesin e ndërtimit të një interpretimi organik, të qëndrueshëm dhe të përsëritshëm”- Festival “Prizren Fest” do të zgjas deri më , ndërsa hyrja në të gjitha shfaqjet dhe aktivitetet është falas.

Burimi: Kallxo