Vushtrria shpall të martën ditë zie pas vdekjes së tre qytetarëve në

0%

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur të martën ditë zie në të gjithë territorin e saj, pas vdekjes tragjike të tre viktimave: Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani. Ata humbën jetën si pasojë e një aksidenti derisa po ktheheshin në Kosovë nga aeroporti i Shkupit.

Sipas njoftimit të Komunës, vendimi është marrë nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në shenjë nderimi dhe pikëllimi për viktimat. Me këtë vendim, të gjitha institucionet publike dhe subjektet afariste në Komunën e Vushtrrisë obligohen që gjatë ditës së sotme t’i vendosin flamujt në gjysmështizë.

Po ashtu, janë pezulluar të gjitha aktivitetet politike, kulturore dhe sportive që ishin planifikuar të mbaheshin në territorin e komunës. “Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani dhe bashkëndjejmë dhimbjen për këtë humbje të rëndë”- shkruhet në njoftimin e lëshuar, më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tri viktimat e këtij aksidenti ishin raportuar të zhdukur nga familjarët nga data . Ata ndodheshin në Aeroportin e Shkupit dhe sipas familjarëve, derisa ishin duke u kthyer në Kosovë humbën kontaktin me ta dhe nuk dinin për vendndodhjen e tyre.

Më pas, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar rreth orës të së hënës () gjetjen e tre personave të vdekur në një veturë. Sipas MPB-së maqedonase, më , në ora , në SPB Shkup është raportuar se në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit ndodhet një automjet i përmbysur i markës “Mercedes” me targa gjermane.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka njoftuar se pas përfundimit të procedurave nga autoritetet, trupat e pajetë pritet që të transportohen për në Kosovë. Ndërsa, liderët e shtetit gjatë ditës së hënë () u kanë shprehur ngushëllime familjeve për vdekjen tragjike të viktimave.

Burimi: Kallxo