Spitali i Mitrovicës realizoi mbi 1 mijë e 800 ndërhyrje kirurgjike

0%

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Smi Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë realizuar 1 mijë e 824 ndërhyrje kirurgjike gjatë periudhës janar–qershor 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion shëndetësor, operacionet janë kryer nga ekipet kirurgjike të përbëra nga mjekë specialistë të profileve përkatëse, anesteziologë, teknikë të anestezionit, infermierë dhe staf tjetër mbështetës.

Numri më i madh i ndërhyrjeve është realizuar në repartet e Obstetrikës dhe Kirurgjisë, me nga 334 operacione. Sipas ndarjes sipas reparteve, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë realizuar: Obstetrikë: 334 operacione Kirurgji: 334 operacione Oftalmologji: 327 operacione Ortopedi: 326 operacione ORL: 282 operacione Urologji: 144 operacione Gjinekologji: 77 operacione Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka vlerësuar se realizimi i këtyre ndërhyrjeve është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve mjekësore dhe stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Burimi: Bota Sot