Zgjidhet problemi i ujërave në nënkalimin e Mazgitit, nis ndërhyrja

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se pas problemeve të vazhdueshme me grumbullimin e ujërave në trupin e rrugës te nënkalimi në Mazgit, kanë nisur punimet për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për këtë problem.

Sipas njoftimit, në këtë lokacion është kërkuar ndërhyrje për rregullimin e sistemit të ujërave atmosferike dhe më pas sanimin e gropave në rrugë, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në vendngjarje është ftuar KRU “Prishtina”, e cila ka kontribuar në pastrimin e kanaleve.

Pas ndërhyrjes është konstatuar se kanali atmosferik nuk ka qenë i lidhur me kolektorin, duke qenë një nga shkaqet e problemit. Operatori ekonomik i angazhuar për sanimin e rrugës ka nisur vullnetarisht punimet për lidhjen e kanalit atmosferik me kolektorin ndërsa, pas përfundimit të kësaj faze pritet të vazhdohet me asfaltimin e pjesës së dëmtuar të rrugës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga institucionet është bërë e ditur se puna po zhvillohet në koordinim me të gjitha palët përgjegjëse, me qëllim jo vetëm sanimin e dëmeve, por edhe parandalimin e problemeve të ngjashme në të ardhmen.

Burimi: Telegrafi