Arrihet marrëveshja mes palëve, Erblin Osmani do të nënshkruajë

0%

Mesfushori i talentuar Erblin Osmani është pajtuar me kushtet e Bayern Munichut dhe ditëve në vijim do ta nënshkruajë kontratën e parë profesionale. Osmani që vizitoi edhe Kombëtaren e Kosovës muajt e fundit do të hedh firmën në një kontratë trevjeçare.

Sipas asaj që raporton “SkySport”, 17-vjeçari do të luajë shumicën e kohës për ekipin U19 në sezonin e ardhshëm, megjithatë do të stërvitet rregullisht me ekipin e parë.

Exkl.: Vollständige Einigung zwischen dem FC Bayern und Erblin Osmani – am Montag wird der 17-Jährige seinen ersten Profivertrag unterschreiben! @SkySportDE — Kerry Hau (@kerry_hau) July 19, 2026 Bayerni ia ka bërë të qartë se e ka për planet e të ardhmes kësisoj edhe përzgjedhësi Vincente Kompany pritet t’i jep minutazhë në ndonjë sfidë të Bundesligas, ose së paku në Kupën e Gjermanisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përndryshe, ka shpresë që Osmanin ta shohim edhe në fanellën e Kosovës, duke qenë një nga lojtarët kryesorë që FFK-ja po tenton ta afrojë brenda një të ardhme të afërt./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi