KRU “Hidroregjioni” Jugor ka njoftuar konsumatorë nga komuna e Malishevës se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike deri në ora sipas njoftimeve të KEDS-it, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes. Sipas njoftimit, konsumatorët që furnizohen nga stacioni i pompave në Banjë do të mbesin pa ujë të pijes në disa zona.
Ndërsa, pa furnizim me ujë të pijes do të mbesin këto zona: Qytetin e Malishevës, Fshati Banjë, Fshati Carrallukë dhe Fshati Mirushë. “Me rastin e rikthimit te energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tua”, thuhet tutje në njoftim.
