Otamendi: Finalet fitohen ose humben

0%

Pas humbjes nga Spanja në finalen e Kupës së Botës, mbrojtësi i Argjentinës, Nicolás Otamendi, ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke i falënderuar bashkëlojtarët, familjen dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit në Botëror. “Ky nuk ishte fundi që e ëndërronim. E vërteta është se dhemb shumë.

Pas këtyre 50 ditëve fshihen sakrifica, përqafime, lot, shpresa dhe një grup që dha absolutisht gjithçka për këtë fanellë”, shkroi veterani argjentinas, përcjell “Gazeta Express”. Otamendi e pati edhe një falënderim të veçantë për familjen e tij, duke e vlerësuar mbështetjen që e ka marrë në çdo moment të karrierës.

“Familjes sime, faleminderit që keni qenë gjithmonë pranë meje, në çdo gëzim dhe në çdo moment të vështirë. Sot kthehemi në shtëpi me zemrën e thyer, por me qetësinë se kemi dhënë gjithçka”, u shpreh ai. Në fund, 38-vjeçari e mbylli mesazhin me fjalët që po bëjnë jehonë në Argjentinë dhe që e përmbledhin shpirtin luftarak të “Albiceleste”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Finalet fitohen ose humben, por ka fanella që mbrohen gjithë jetën. Dhe këtë fanellë ne e mbrojtëm deri në frymën e fundit.”

Burimi: Bota Sot