Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi në rrugën “Arshi Pipa”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Mbrëmë, rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Arshi Pipa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt).
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Pllana. Ai shtoi se Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.
