“Granata dore luftarake, ndezës unifikues granatash, tritol”,

0%

Një 52-vjeçar me inicialet P. Ç., është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se po transportonte lëndë plasëse me qëllim shitjen e tyre. Gjatë operacionit të koduar “Porosia”, në rrugën “Kastriotët”, policia sekuestroi 2 granata dore luftarake, 600 gramë tritol, një pjesë e së cilës ishte e pajisur me fitila dhe kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla të tjera detonatore.

I arrestuari, banues në Fushë-Krujë dhe me precedent penal në fushën e narkotikëve, u vu në pranga, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni postimin e plotë të Policisë së Shtetit: Po transportonte granata luftarake, kapsolla detonatore dhe lëndë plasëse (tritol), me qëllim shitjen e tyre, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sekuestrohen granata dore luftarake, ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe kapsolla detonatore.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”. Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P.

Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Telegrafi