Ministri Maqedonci mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

0%

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel. Në këtë takim, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situatën në Ukrainë.

Gjatë takimit, të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis, u rikonfirmua mbështetja e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit të saj territorial përballë agresionit rus.

Në margjinat e këtij takimi, ministri Maqedonci zhvilloi diskutime të frytshme me zyrtarë të NATO-s dhe me ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, me fokus në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në krah të partnerëve dhe aleatëve të saj, në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot