Mbrojtësi i Interit, Manuel Akanji, foli në zonën mikse pas fitores së Zvicrës ndaj Bosnjës. Gjatë intervistës, ai u njoh për herë të parë me lajmin se Cristian Chivu kishte rinovuar kontratën me Interin. “Chivu ka rinovuar? Vërtet? Nuk e kisha lexuar… Për dy vite? Shumë mirë, jam vërtet i lumtur për të.
Kaluam një sezon shumë të mirë së bashku dhe më pëlqen shumë edhe si njeri, ndaj jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të punoj me të”. I pyetur se çfarë trajneri është Chivu, mbrojtësi helvet u përgjigj: “Mendoj se i kupton shumë mirë lojtarët. Edhe vetë ka qenë futbollist, ka luajtur në këtë nivel dhe ka fituar shumë trofe me Interin, ndaj e di saktësisht se çfarë i nevojitet klubit.
Gjithashtu, është shumë i aftë në komunikim. Flet vazhdimisht me ne lojtarët dhe është gjithmonë i gatshëm të na dëgjojë”.
