Rabiot i ashpër ndaj bashkëlojtarëve

0%

Shpërndaje në: Franca humbi 6:4 nga Anglia në ndeshjen për vend të tretë në Kupën e Botës. Humbja nuk i pëlqeu mesfushorit të Francës, Adrien Rabiot. Ai kritikoi ashpër lojtarët e ekipit francez. Rabiot u habit me mënyrën e paraqitjes së disa lojtarëve në pjesën e parë. Anglia i shënoi katër gola ndaj Francës në pjesën e parë. “Ne patëm një pjesë të parë të turpshme.

Pashë sjellje nga lojtarë të caktuar që nuk i kisha parë kurrë më parë. Është zhgënjyese”, ka thënë Rabiot pas ndeshjes. Rabiot po ashtu ka zbuluar se çfarë diskutuan në pushim. “Ramë dakord se duhej të tregonim krenari. Gjërat u përmirësuan shumë në pjesën e dytë, pasi qasja e treguar në pjesën e parë ishte e papranueshme”, ka theksuar Rabiot.

Burimi: Koha