Shpërndaje në: Pasi festoi në vitet 1954, 1974 e 1990, Gjermania e fitoi Kupën e Botës për herë të katërt në vitin 2014 në Brazil. Gjermanët mposhtën Argjentinën në finale me gol të Mario Gotzes në kohën shtesë. Suksesin e arritur në vitin 1014, Gjermania e festoi në rrugët e Berlinit. Të gjithë lojtarët donin të kapnin trofeun e Kupës për të bërë fotografi. Dhe më pas trofeu u thye.
“Në një moment, një pjesë e vogël e trofeut tonë të Kupës së Botës u thye”, tha Wolfgang Niersbach, president i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, shkruan “AS” të dielën. Pas incidentit, federata nisi një hetim të brendshëm për të parë se kush ishte përgjegjës, por misteri nuk u zgjidh kurrë. Edhe Botërori 2026 3 d. më parë Pse Bellinghami e goditi me shuplakë lojtarin e Argjentinës?
Këto pamje tregojnë gjithçka “Nuk ka nevojë të shqetësoheni, sepse kemi specialistë që mund ta rregullojnë”, shtoi presidenti. Trofeu që iu dha Gjermanisë ishte një kopje e atij që Philipp Lahm e ngriti më 13 korrik në stadiumin legjendar Maracana. Pjesë e suksesit të Gjermanisë në Kupën e Botës 2014, ishte edhe Shkodran Mustafi, i cili tashmë është pensionuar.
