Shpërndaje në: Anglia e fitoi 6:4 ndeshjen për vend të tretë. Por tifozët u prekën nga veprimi që bënë lojtarët anglezë gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve të bronzta. Lojtarët e Anglisë ftuan Jason Steelen të pranojë medaljen. Steele është portier 35-vjeçar i Brightonit, i cili ishte pjesë e kampit të Anglisë si portier shtesë për stërvitje.
Ai nuk ishte i regjistruar dhe si rezultat FIFA nuk parashikoi medalje bronzi për të. Megjithatë, yjet e Anglisë nuk e lanë shokun e tyre të skuadrës të largohej duarbosh nga Botërori. Jude Bellingham, Morgan Rogers dhe Dean Henderson bënë një veprim që u pëlqeu të gjithëve. Duke injoruar protokollin zyrtar të FIFA-s, ata ftuan Steelen në podium dhe u siguruan që ai të merrte medalje.
Portier i Brightonit shpërtheu në lot. Ishin lot gëzimi.
