500 mijë euro, Tirana transferon mbrojtësin

0%

Bojan Ilievski pritet të jetë futbollisti më i ri i Tiranës. Mbrojtësi 26-vjeçar ka vendosur të nisë një aventurë të re me bardheblutë në “Abissnet Superiore”. Ilievski është pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, me të cilët ka luajtur 10 ndeshje. Ndërkohë që vlera e mbrojtësit të djathtë në “Transfermarkt” është 500 mijë euro. Së fundmi, 26-vjeçari ka qenë pjesë e Strugës.

Ndërkohë që Bojan Ilievski ka luajtur edhe me skuadra si Pelister Bitola, Rabotnicki dhe Makedonija GP.

Burimi: Bota Sot