Një stuhi e fuqishme me breshër ka përfshirë të hënën komunën e Istogut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur reshjet intensive të breshrit godasin zonën, ndërsa brenda pak minutash sipërfaqe të tëra u mbuluan nga shtresa e akullit.
Sipas banorëve, stuhia zgjati për një kohë të shkurtër, por intensiteti i saj ishte i lartë, duke dëmtuar kultura bujqësore, pemishte dhe parcela të mbjella. Fermerët shprehen se dëmet janë të mëdha dhe frikësohen se një pjesë e prodhimit të këtij sezoni tashmë është e humbur.
