Banorët e fshatit Sverkë të Pejës dhe fshatrave përreth po e vazhdojnë protestën e nisur mëngjesin e sotëm, më , pranë deponisë së mbeturinave në këtë fshat. Në adresë të KALLXO.com qytetarët kanë dërguar pamje nga vend i ngjarjes.
Në pamje shihen dy autoambulanca, të cilat u kanë dalë në ndihmë protestuesve, të cilët kanë raportuar për probleme me frymëmarrje si pasojë e tymit dhe ajrit të ndotur. Më , banorët e asaj ane në Sverkë kanë protestuar për shkak të zjarrit dhe tymit në atë deponi.
Përfaqësuesi i banorëve të këtij fshati, Enver Shabani, ka thënë për KALLXO.com se prej të martës tymi i shkaktuar nga zjarri po vazhdon ta ndotë zonën. Në anën tjetër, ndërmarrja publike “Ambienti” ka bërë të ditur se zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e veprimeve të personave të pandërgjegjshëm.
Ky veprim, sipas tyre, rrezikon seriozisht sigurinë e punonjësve, operatorit ekonomik dhe shkakton ndotje të konsiderueshme të mjedisit. “Si pasojë e zjarrit, është vështirësuar edhe procesi i zbrazjes së automjeteve komerciale, si dhe janë shkaktuar pengesa të tjera në funksionimin normal të deponisë”- thuhet në njoftim. Situatë e njejtë ka ndodhur në shtator të vitit 2025.
