Kurti për gazetarin Behlul Jashari: I shërbeu të vërtetës

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Behlul Jashari, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme të gazetarisë dhe dokumentimit të historisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se Jashari, për më shumë se 50 vjet, me profesionalizëm, guxim dhe përkushtim i shërbeu të vërtetës, të drejtës për informim dhe çështjes kombëtare shqiptare. Sipas Kurtit, Behlul Jashari nuk ishte vetëm kronist i ngjarjeve më të rëndësishme politike e shoqërore në Kosovë, por edhe dokumentues i kujdesshëm i tyre.

Ai ka përmendur veçanërisht rolin e Jasharit në ruajtjen e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, dokument të cilin më pas e kishte dorëzuar në Arkivin Shtetëror të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurti ka rikujtuar edhe kontributin e Jasharit si kryeredaktor themelues i gazetës “Bujku”, pas mbylljes së “Rilindjes” nga regjimi serb, si dhe angazhimin e tij si korrespondent i parë në Prishtinë i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Ai ka theksuar se, pavarësisht përndjekjeve dhe presioneve nga regjimi serb, Jashari nuk i ndali raportimet e tij, duke përcjellë ngjarje të rëndësishme nga grevat e minatorëve deri te lufta çlirimtare. Në mesazhin e tij, Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes Jashari, miqve dhe bashkëpunëtorëve të gazetarit, duke nderuar jetën dhe veprën e tij.

Burimi: Bota Sot