Shpërndaje në: Shprehja “mund të vdes nga lumturia” zakonisht nuk merret fjalë për fjalë, por në raste shumë të rralla, kjo mund të ndodhë. Një studim i ri rasti, i botuar në Oxford Medical Case Reports, tregon historinë e pazakontë të një gruaje 65-vjeçare, e cila u emocionua aq shumë pas dasmës së vajzës së saj, sa mjekët fillimisht menduan se po pësonte një atak në zemër.
Tre ditë pas dasmës, ajo pati dhimbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje. Kur kërkoi ndihmë mjekësore, ajo u dërgua menjëherë në urgjencë. Rezultatet e analizave ishin të pazakonta. Dukej sikur zemra e saj nuk po merrte mjaftueshëm gjak, gjë që zakonisht shkaktohet nga një mpiksje gjaku.
Edhe Kuriozitet 7 muaj më parë Kocka më e vogël ndodhet në vesh e bletët mund t’i njohin fytyrat e njerëzve – fakte që ju habisin Por mjekët nuk gjetën asnjë mpiksje. Në vend të kësaj, zbuluan se barkushja e majtë e zemrës ishte deformuar dhe kishte marrë një formë të pazakontë, duke e bërë zemrën të pomponte gjakun më dobët, shkruan ScienceAlert.
Sado e çuditshme të tingëllojë, kjo mund të jetë pasojë e një emocioni tepër të fortë pozitiv. Kur lumturia ose emocionet e forta pozitive ndodhin papritur, ato mund të shkaktojnë një reagim të fortë të organizmit dhe të ndikojnë përkohësisht në formën dhe funksionin e zemrës. Kjo gjendje quhet kardiomiopatia Takotsubo (TTS).
Është një sëmundje e rrallë që ngjan shumë me një infarkt të zemrës. Edhe pse zakonisht është e kthyeshme dhe pacientët shërohen, nuk është e padëmshme dhe në disa raste mund të rrezikojë jetën.
TTS mund të shkaktohet si nga emocione shumë të forta negative (si humbja e një personi të dashur apo ndarja), ashtu edhe nga emocione shumë të forta pozitive (si një dasmë, lindja e një fëmije ose fitimi i një çmimi).
Edhe Kuriozitet 19 o. më parë Bujar Muli mban mbi 2000 kg në trup për Guinness Varianti i shkaktuar nga trishtimi quhet “sindroma e zemrës së thyer”, ndërsa ai i shkaktuar nga gëzimi quhet “sindroma e zemrës së lumtur”. Studimet tregojnë se rreth 1–3% e njerëzve që dyshohet se kanë infarkt, por nuk kanë bllokim të arterieve, në të vërtetë vuajnë nga Takotsubo.
Nga këta raste, vetëm rreth 4% shkaktohen nga emocione pozitive. Kjo do të thotë se “sindroma e zemrës së lumtur” është jashtëzakonisht e rrallë. Sëmundja u përshkrua për herë të parë në Japoni në vitin 1983. Ajo mori emrin Takotsubo sepse forma e barkushes së majtë të zemrës i ngjan një ene tradicionale japoneze që përdoret për kapjen e oktapodëve.
Shkencëtarët ende nuk e kuptojnë plotësisht mekanizmin e kësaj gjendjeje. Mendohet se si emocionet shumë negative, ashtu edhe ato shumë pozitive, shkaktojnë një rritje të menjëhershme të hormoneve të stresit, si adrenalina, të cilat ndikojnë përkohësisht në muskujt e zemrës.
Edhe Kuriozitet 1 d. më parë Një urë në Greqi u shemb para tre vjetësh, por shoferët vazhdojnë ta përdorin Autorët e studimit theksojnë se mjekët duhet ta kenë parasysh këtë diagnozë edhe te pacientët që nuk kanë faktorë klasikë rreziku për sëmundjet e zemrës. Në rastin e kësaj gruaje 65-vjeçare, zemra u rikuperua plotësisht dhe ajo vazhdon të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo mezi pret të marrë pjesë edhe në momentet e tjera të lumtura në jetën e fëmijëve të saj.
