Gjyqtari slloven Slavko Vinçiq pritet të përfitojë rreth 60 mijë dollarë (afërsisht 52.500 euro) vetëm për drejtimin e finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.
Sipas gazetës sllovene Delo, kjo shumë është pagesa e parashikuar për arbitrin kryesor të finales, ndërsa të ardhurat totale të Vinçiqit gjatë gjithë turneut mund të arrijnë deri në rreth 140 mijë dollarë ( rreth 120 mijë euro ), duke përfshirë edhe bonuset dhe pagesat e tjera.
Shuma përfundimtare mund të ndryshojë, pasi FIFA nuk ka publikuar zyrtarisht detajet e pagesave për gjyqtarët e Kupës së Botës. Përveç pagesës për finalen, Vinçiq do të marrë edhe tarifën fikse prej rreth 70 mijë dollarësh për pjesëmarrjen në turne.
Atij i shtohen edhe pagesat për ndeshjet e drejtuara, të cilat raportohet se janë rreth 3 mijë dollarë në fazën e grupeve dhe mbi 5 mijë dollarë në fazën eliminatore. Vinçiq u përzgjodh nga FIFA si arbitri kryesor i finales mes Spanjës dhe Argjentinës.
Vendimin ia komunikoi presidenti i Komitetit të Arbitrimit të FIFA-s, Pierluigi Collina , ndërsa 46-vjeçari nuk i fshehu emocionet për këtë moment të rëndësishëm në karrierën e tij. Finalja do të zhvillohet të dielën në stadiumin MetLife në New York, nga ora , ku Vinçiq do të asistohet nga bashkëkombësit Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovaçiq . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
