Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Zvërnec të Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën gazetari Enrik Mehmeti. Mehmeti po udhëtonte me motor në momentin kur u përfshi në aksident. Si pasojë e plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka reaguar dhe klubi i Flamurtarit, të cilët i janë bashkuar dhimbjes së familjes, të afërmve dhe miqve të gazetarit. Enrik Mehmeti raportonte zhvillimet dhe ngjarjet nga qarku i Vlorës dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
“Flamurtari Football Club shpreh keqardhjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Enrik Mehmeti. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij”. shkruan nbë faqen e Flamurtarit.
