Ish-banori i BBVK po bëhet baba

0%

Një lajm i ëmbël vjen nga një prej banorëve më të spikatur të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, i cili pritet të bëhet sërish baba së shpejti. Burimet e Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se partnerja e Bucit, Verona, është në pritje të ëmbël dhe dyshja po kalon një nga periudhat më të bukura e më të rëndësishme të jetës së tyre.

Edhe pse ata kanë qenë vazhdimisht të rezervuar për të ndarë detaje personale me publikun, lajmi tashmë ka filluar të qarkullojë në rrethet e ngushta shoqërore. Pas ardhjes në jetë të djalit, tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë gjinia e fëmijës që presin tani, një detaj që ndjekësit e presin me kureshtje.

Siç duket, çifti po e shijon këtë rrugëtim të ri në privatësi të plotë, duke u përgatitur në qetësi për rritjen e familjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot